Targa të personalizuara brenda Shkurtit, rregullat dhe kushtet e këtij shërbimi të ri

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “facebook” ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me targat e personalizuara.

Gonxhja shkruan ky shërbim risi i targave të përsonalizuara do të nisë brenda këtij muaji.

Më pas ai sqaron se targat do të mundësohen me kombinime me 5 deri në 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde.

“Bëhuni gati! Fantazoni bukur kombinimin tuaj të karaktereve të targës”, shkruan ndër të tjera Gonxhja .