tali/ Vrau me kaçavidë shokun e tij, Miri Gurra dëshmon në gjykatë: E godita 100 herë, më kërcënonte familjen

Miri Gurra e goditi 100 herë me kaçavidë bashkëatdhetarin e tij pasi thoshte se i kërcënonte familjen. Krimi i rëndë u shënua më 17 shtator 2023. Ajo që fillimisht u mendua se ishte aksident u zbulua më pas se ishte vrasje ndërsa vijon gjyqi për autorin e krimit.

“Pasi kalova Ferrarin, nisa të mendoj për kërcënimet indirekte që Iliri kishte bërë dhe instinktivisht kapa një kaçavidë me dorën e majtë që e mbaj gjithmonë në xhepin e derës së shoferit. Fillova ta godas vazhdimisht, nuk mbaj mend sa herë”, ka thënë Gurra duke treguar me detaje dhe krimin e ndodhur.

Rreth njëqind, ka thënë ai.