“Takohemi më pas, mos ma ndërprit më fjalën”, Rama pensionistit në Durrës: Çfarë është kjo? Me të keq me mua nuk fiton!

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një takim me pensionistë në qytetin e Durrësit.

Gjatë takimit, një prej tyre i ndërpreu fjalën dhe i kërkoi që të fliste, por kreu i qeverisë i tha se duhet të flasin më radhë.

“Do të flasësh, por me radhë. Nuk jam i detyruar të të respektoj në momentin që ti nuk respekton të tjerët, ia ndërpreve fjalën katër herë parafolësit. Çfarë është kjo sepse nuk e kuptoj. Me zor me mua nuk fiton dot askush. Aq më keq që qenkemi fis bashkë. Takohemi mbrapa, mos më ndërprit më mbledhjen, jemi në takim”, tha Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)