Takimi trepalësh në Stamboll mes Ukrainës, SHBA-së dhe Turqisë përfundon/ Vijojnë përgatitjet për bisedimet Kiev-Moskë

Kanë përfunduar bisedimet që zgjatën rreth një orë dhe do të pasohet nga raundi i ardhshëm i negociatave, të ndërmjetësuara nga Ankaraja, midis Moskës dhe Kievit.

Takimi trepalësh kishte për qëllim koordinimin para bisedimeve ruso-ukrainase të planifikuara për në mesditë.

Bisedimet u udhëhoqën nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, dhe në to morën pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ambasadori i SHBA-së në Ankara, Tom Barrack, si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg.

 

Nga pala ukrainase, në tryezë ishin të pranishëm kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andriy Sybiga.

Bisedimet në Stamboll vijnë në një moment kyç për përpjekjet ndërkombëtare për të çuar përpara një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë.