Takimi në Bruksel, Qeveria e Kosovës: Kurti ofroi nënshkrimin e Marrëveshjeve
Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për shtyp ka dhënë detaje mbi takimin mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel (26 tetor) me liderët evropianë në kuadër të dialogut. Sipas qeverisë së Kosovës Kurti ka ofruar nënshkrimin e tij për Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, përfshirë edhe draftin e BE-së dhe ShBA-së për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10, por është refuzuar nga Aleksandër Vuçiç. Më tej, bëhet e ditur se Kurti ka kërkuar nga pesëshja evropiane që pas sulmit në Bansjkë të ketë sanksione ndaj Serbisë.
DEKLARATA E PLOTË
Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa.
Kurti pranoi planin e ri të BE-së për Asociacionin, Rama: E përgëzoj, kjo është vërtet një pikë kyçe! Të zbatojnë marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve
Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata për rolin, angazhimin dhe kontributin për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë.
Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponzorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin.
Kryeministri Kurti potencoi që Kosova është kampion në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, gjë që është konstatuar edhe nga organizata prestigjioze ndërkombëtare Ëorld Justice Project. Grupi paramilitar terrorist i Milan Radoicic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, ku do të kishte një gjykim të drejtë dhe fer, aq më tepër kur dihet se sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe proceset gjyqësore monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.