Takimi me Ramën në Kryeministri, shefi i NATO-s Mark Rutte zbulon çfarë diskutuan

Pas takimit në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama, shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë me dije se në bisedat e tyre kanë trajtuar situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në platformën X, Rutte theksoi se gjithashtu diskutuan për kontributet që Shqipëria po i jep aleancës dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të mbahet në Hagë.

“Kënaqësi që takova mikun tim Edi Rama përpara Samitit Politik Evropian në Tiranë 🇦🇱 sot. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, kontributet që Shqipëria jep në Aleancë dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë,” shkruan Mark Rutte.