Takimi i tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky i tregon Trump fotot e të burgosurve ukrainas: Nuk duhet të bësh kompromise me Putin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ka shfaqur para Donald Trump fotografi të të burgosurve ukrainas të luftës që mbahen nga Rusia.
Gjatë bisedës, Zelensky i është drejtuar Trumpit me kërkesën që të mos bëjë kompromise me presidentin rus Vladimir Putin në negociatat për një marrëveshje paqeje.
“Unë mendoj se presidenti Trump është në anën tonë,” tha Zelensky, duke shprehur besimin e tij se ish-presidenti amerikan do të mbështesë Ukrainën në përballjen me agresionin rus.
Nga ana tjetër, Trump theksoi se nuk është në linjën e Putin, por vepron në përputhje me interesat e SHBA-së dhe të mirën e gjithë botës.
Ky takim vjen në një moment kritik për luftën në Ukrainë dhe përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje diplomatike.