Takimi i Komisionit për Evropën të OBT-së në Tiranë/ Rama: Mbi 10 milionë turistë të huaj vitin e kaluar, sfidë për ne

Shqipëria po mikpret për herë të parë Takimin e 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për fushën e turizmit, por edhe si një  organizim i nivelit të lartë të UNËTO që mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se puna e bërë në Shqipëri për turizmin është mjaft e mirë.

“Vizitorët janë të kënaqur. Vitin e kaluar tregjistruam mbi 10 milionë turistë të huaj dhe kjo mbetet një sfidë për ne”, theksoi Rama

Më herët Rama ka publikuar në rrjetet sociale videon promovuese të këtij evenimenti.