Takimi i 18-të ndërparlamentar për stabilizim-asociimin, Fredi Beleri pritet me protesta në Tiranë, qytetari: Rrugaç, turp kush të futi deputet

Në Tiranë mbahet sot dhe nesër takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri.

10 deputetë të Parlamentit Evropian, mes tyre dhe Fredi Beleri do të ulen bashkë me deputetët e Parlamentit Shqiptar, për të zhvilluar takimin e 18 të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asociimit.

Prezenca e Belerit është pritur me protesta, me një prej qytetarëve që nuk ka kursyer ofendimet, duke iu drejtuar me fjalët: “Rrugaç, turp kush të vendosi ty deputet”.