Takim me Veliajn në burg? Plarent Ndreca del nga SPAK: Nuk flas dot…

Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit sot në ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzime me tendera publikë gjatë kohës kur mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Ndreca tha se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, por nuk mund të japë detaje, pasi hetimet vijojnë.

Gjithashtu mohoi që paraqitja e tij të ketë lidhje me takimin me Veliajn në burg.

Ndreca, që më parë ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, po hetohet nga SPAK për abuzime me tendera publikë gjatë kohës në detyrë.