Takim me grupin parlamentar, Rama shtyn Kongresin e PS-së

Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së i cili ishte parashikuar të mbahej të shtunën e 4 shtatorit është shtyrë për në fillim të dhjetorit bëjnë të ditur burime nga PS.

 

 

Lajmi është mësuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar që është drejtuar nga vetë kryeministri Rama.

Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve që të fokusin e këtij muaji ta vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti.

Rama u ka kërkuar deputetëve të marrin qëndrime të unifikuara, si politike ashtu dhe publike në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.