Tabaku përplas Berishën me Kalajën: Nëse ka prova se e ka ndihmuar …
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti gëzojnë reputacion të lartë jë Partinë Demokratike.
Ai kishte dhe një mesazh për Adriana Kalaja e cila u shpreh sot se Tabaku pati mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe oligarkëve në zgjedhjet e 11 majt.
I ftuar në Log. kreu i PD tha se vlerëson figurat e PD, dhe nëse ndonjëri ka mbetur jashtë Kuvendit, ka vend në struktura të tjera, sepse partia nuk ka vetëm Parlamentin.
“Jorida Tabaku është sot deputetja më e votuar e PD nuk kam asnjë të dhënë për atë që thotë zonja Kalaja, nuk kam asnjë fakt dhe provë për atë që thotë. Tabaku ka bërë një fushatë më intensive që ka bërë ndonjë në këto zgjedhje.
Fakti që Tabaku dhe Alimehmeti patëm atë përkrahje dhe për Alimehmetin ndjej keqardhje sepse ka reputacion të lartë. Por PD nuk ka vetëm Parlamentin. Nuk u përgjigjën votat, sepse Ilir Metën dhe Fatmir Mediun e ndjekin padrejtësisht. Përpjekje e Ramës për të hequr qafe dy partitë që përfaqësojnë, por nuk do të mundet.” tha Berisha.