Tabaku drejt Foltores? Noka do t’i propozojë të zgjidhet anëtare e Kryesisë së Rithemelimit
Për Jorida Tabakun që deri më tani është kujdesur të jetë larg aksioneve të Bardhit e Berishës, e po ashtu larg Lulzim Bashës, po propozohet një ripozicionim të saj.
Oferta vjen nga Foltorja e Flamur Nokës.
Të martën ai ka lajmëruar mbledhje të Këshillit Kombëtar, për të thelluar edhe më shumë bashkimin me Gazment Bardhin dhe të tijët. Por ndryshimet tejkalojnë pritshmeritë dhe prekin Jorida Tabaku, si drejtuese e Komisionit të Integrimit. Përmes këtij posti kuvendor, Tabaku të martën do të propozohet të zgjidhet anëtare e Kryesisë së Rithemelimit, që për kryetar ka Sali Berishën, që ajo nuk e njeh si të tillë.
Kjo do të ndodhë përmes ndryshimeve staturore që do të miratohen nga Këshilli Kombëtar, e ku mes të tjerash fut në Kryesi edhe Ferdinand Xhaferrajn, Helidon Bushatin dhe Dhurata Çupin, që mbajnë poste nënkryetare të Sigurisë, Veprimtarisë Prodhuese dhe Ligjet.
Për Gazment Bardhin nuk është surprizë që do të shtohen postet, duke e propozuar ate nenkryetar i grupit të Foltores.
Njësoj edhe Agron Gjemarkaj, që mban postin e nënkryetarit të Kuvendit, edhe pse nuk e ushtron atë prej një kohe të gjatë.
Kryesia e Berishës që mban selinë po nuk ka logon, pritet të zgjerohet edhe me Ervin Salianjin, që hyri i pari në seli nga grupi i Bardhit dhe deputetin Zheni Gjergji.
por Jorida Tabaku do jete lajmi i dites se marte. Nese ajo pranon rikthimin, do jete fundi i nje procesi qe ajo e nisi po vete. Hapi i fundit ishte pjesemarrja ne protesten e 20 shkurtit. Nese ajo nuk pranon postin drejtues ne foltore ajo serish mund te gjendet ne nje presion tjeter. te foltores per te dorezuar postin e kryetares se komisionit te integrimit. Per momentin pd zyrtare ka heshtur, por dhe ajo mund ti kerkoje tw largohet nga ai post, nese i bashkohet berishes. Ajo qe nuk le shije te mire eshte se grupet e ndryshme opozitare, kane nisur demarshet e fundit. Jo per te bere opozite, po per te ndare ofiqe tw tjera