Synonte t’i shiste, kapet ‘mat’ me fara kanabisi 37-vjeçari në aksin Lezhë-Shkodër
- 9 May, 2024
Kapet në flagrancë, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, një 37-vjeçar që synonte t’i shiste farat, me qëllim kultivimin. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave Krenar Medja.
Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Lezhë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ