Fundjava ka qënë pozitive për shumë futbollistë shqiptarë.
Kuqezinjtë kanë shënuar dhe dhuruar asistime për klubet e tyre, duke qënë shpesh vendimtar për grumbullimin e pikëve dhe detyruar trajnerin Sylvinho e stafin e tij që të mbaj shënime për mundësinë e një ftesë në kombëtare për duelet kualifikuese të Euro2024.
Armando Sadiku shënoi golin që vulosi fitoren 3-0 të Kartahenës në La Ligën 2, teksa realizoi pas 6 minutash në fushë ndaj Ponferradina.
31-vjeçari shndërroi në gol një aksion të shpejtë të shokëve të skuadrës, duke shënuar për 3-0. Një gol që rikthen tek fitorja Kartahenën, që merr 3 pikët në tre nga katër ndeshjet e fundit.
Goli i 8-të për Sadikun në këtë sezon të La Liga 2, i distancuar me 10 realizime nga Myrto Uzuni, golashënuesi më i mirë në kampionat. Sulmuesi elbasanas mund të marr një ftesë për duelin ndaj Polonisë dhe të formojë repartin e sulmit pikërisht me Uzunin, i cili te Granada po përjeton sezonin më të mirë në karrierë.