Sylvinho kërcënon Poloninë, Shqipëria me ‘sulm vrasës’ para duelit të Varshavës

Përballja me Poloninë vjen në momentin më të mirë për sulmuesit e kombëtares shqiptare.

Trajneri Silvinjo ka grumbulluar vetëm 3 lojtarë për këtë rol, megjithatë cilësitë janë të padiskutueshme. Taulant Seferi, Sokol Cikalleshi e Myrto Uzuni janë emrat që do të formojnë këtë repart ndaj kombëtares së Lewandowski me shokë, teksa deri më tani kanë shënuar në total 35 gola. Shifra të realizuara në 67 ndeshje të luajtura në total prej tyre, praktikisht një gol në çdo dy ndeshje.

Statistika mbresëlënëse për treshen e vënë në dispozicion të Silvinjos, duke kërcënuar kështu rivalët e 27 marsit. Ai që bën diferencën për momentin është padyshim Myrto Uzuni, i cili ka shënuar 20 gola në 30 ndeshje me Granadën. Beratasi shënon rreth 1.5 gola për ndeshje, për të qënë kështu edhe lojtari më rezultativ në këtë moment me kuqezinjtë.

Uzuni pritet të jetë edhe lojtari ku do fokusohet loja e teknikut Brazilian që ndaj Polonisë do bëj edhe debutimin në stolin e kombëtares. Vazhdimësia e 48-vjeçarit si kuqezi varet pikërisht nga këto kualifikuese të Euro 2024, duke e kthyer sigurimin e biletës në turneun gjerman në objektivin madhor për Shqipërinë.