Sylvinho i menduar, trajneri vëzhgon nga lartësia ekipin

Një skelë gjigande për të parë lëvizjet e kuqezinjve nga lart. Kjo ka qenë zgjidhja e trajnerit brazilian të kombëtares Sylvinho për të qenë më qartë për lëvizjet e futbollistëve në fushë në seancat stërvitore në Dortmund.

Fotot janë publikuara nga Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale. “Nuk qenka edhe aq e lehtë puna e trajnerit”, shkruan FSHF.