Sylvinho flet për Kroacinë: Ne jemi të kënaqur që marrim pjesë këtu, nga kundërshtarë duhet të mësojmë se janë nivel shumë i lartë!

Përfaqësuesja shqiptare ka mbërritur në Dortmund ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit në finalet e Kampionatit Europian, “Gjermani 2024”. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri Brazilian Sylvinho doli sëbashku me kapitenin Berat Gjimshiti. Trajneri Brazilian deklaroi:

Gjërat në Europian dhe në këtë nivel janë shumë të vështira patjetër, por padyshim edhe të bukura dhe ne jemi shumë të gëzuar që marrim pjesë. Ne duhet të mësojmë nga këta kundërshtarë, takimet janë vetëm 90 minutëshe dhe nuk ka asnjë mundësit jetër, në futboll ndodh gjithçka dhe ne do të bëjmë më të mirën që mundemi.

“Ne nuk arritëm ta sulmonim Italinë sepse ata nuk na lejuan, kishin katër ose pesë mbrojtësa që ktheheshin gjithmonë. Ata janë një skuadër me cilësis humë të lartë, sidomos Jorginho apo Barrela. Kemi të bëjmë me lojtarë të nivelit shumë të lartë që kanë fituar Europiane apo Champions League. Patjetër që ne do të përpiqemi të rrisim nivelin tonë dhe smund të themi që jemi me kundërshtarë me nivel të barabartë. Pavarësisht të gjtihave ne bëm një paraqitje të mirë, nuk u dorëzuam dhe në fund patëm shanse të barazonim.

Lojtarët e kombëtares së Kroacisë kanë patur një karrierë shumë të mirë, sidomos ata të mesit të fushës, por jo vetëm ata.

Check Also

Ekzekutoi shqiptarin në Greqi në 2010, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha

Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *