“Sy më sy dhe xhep me xhep” – Pankartat e veçanta në protestën e opozitës, Berisha shfaqet ‘krah’ Donald Trump

Pasditen e sotme përkrahësit e opozitës janë mblodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë. Protestues nga e gjithë Shqipëria u bashkuan fillimisht në selinë e Partisë Demokratike për të marshuar drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj në duar.

Në protestë spikatën pankarta të veçanta, ku nuk munguan ironitë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij. Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo ku kreu i PD-së, Sali Berisha, shfaqet ‘krah’ ish-presidentit amerikan Donald Trump, një mesazh që tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe mediave.

Një tjetër pankartë ironizonte rubrikën e kryeministrit Rama në rrjetet sociale, “Sy më sy”. Në pankartën e protestuesit shkruhej “Sy më sy dhe xhep me xhep”, duke thumbuar kryeministrin dhe komunikimin e tij me qytetarët përmes kësaj platforme.