Sveçla: Kemi dyshime për përfshirjen e Rusisë në sulmin terrorist


Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se autoritetet në Kosovë po hetojnë dhe analizojnë provat e deritanishme për të parë ndonjë lidhje të mundshme të Rusisë me sulmin terrorist të grupit të armatosur serb mbi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në një intervistë për Associated Press, Sveçla u shpreh se në provat e grumbulluara deri tani janë pjesë dhe disa dokumente që ngjallin dyshime për pjesëmarrjen e disa individëve nga Rusia në grupin e armatosur serb.