Surprizë në Alba Festival në Zyrih/ Flori Mumajesi shfaqet në backstage! A po vjen rikthimi i tij?

Alba Festival, një nga ngjarjet më të bukura muzikore që mbahet çdo vit në Zyrih, ka nisur me shumë energji, artistë të njohur dhe atmosferë festive.

Por mes shumë performancave dhe muzikës live, një detaj ka befasuar fansat dhe publikun: prezenca e Flori Mumajesit në backstage.

I shoqëruar nga Orgesa, partnerja e Klajdi Harunit, kantautori i njohur është parë pas skeneve të festivalit, ndonëse nuk ka qenë pjesë zyrtare e programit artistik.

Ky moment ka ngritur menjëherë spekulime se Flori i cili ka qenë për një kohë të gjatë larg skenës dhe syrit të publikut – po përgatit një rikthim surprizë. Një prani e tillë në një event të madh si Alba Festival nuk mund të jetë rastësi, mendojnë fansat, të cilët tashmë janë në pritje të një lajmi të madh nga artisti.

A do ta shohim Florin së shpejti në një projekt të ri? A ishte ky thjesht një takim miqësor apo një shenjë se po ngjitet sërish në skenë?

Një gjë është e sigurt: mungesa e tij është ndjerë, dhe publiku mezi pret rikthimin e zërit dhe penës që ka sjellë disa nga hitet më të mëdha të muzikës shqiptare.