Surpriza e 14 Majit/ La pas PD-në zyrtare duke u renditur force e tretë në Tiranë, Qori: Një mundësi më e madhe rezistence
Kreu i ‘Lëvizja Bashkë’, Arlind Qori ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për Bashkinë Tiranë.
Qori tha se Tirana dhe Shqipëria kanë një mundësi më të madhe rezistence. Ai garantoi se lëvizja tashmë do të konkretizohet në aksionin politik dhe premtoi rezistencë përballë PS.
”Paratë tona kanë shkuar për biçikleta dhe bileta autobusash. Falenderoj mbështetësit tanë që janë duke monitoruar rezultatin e zgjedhjeve që kanë parë te Lëvizja Bashkë lidhjen. Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta.
Asnjë pushtet nuk ka qenë kurrë kaq i korruptuar sa Edi Rama dhe Erion Veliaj. Lajmi që Veliaj do të drejtojë bashkinë do të thotë më shumë kulla e më pak parqe. Tirana dhe Shqipëria kanë një mundësi më të madhe rezistence. Kanë lëvizjen bashkë dhe 13 mijë e 800 qytetarët e Tiranës që na kanë votuar.
Të mbrojmë demokracinë dhe të përparojmë si në demokracinë dhe te të drejtat”,–ka deklaruar Qori.