Superliga/ Egnatia harron të fitojë, Dinamo e ndal 1-1! Skënderbeu tri pikë në Laç
Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të premte javën e 26-të. Me fillim nga ora 13:30 u zhvilluan dy ndeshje. Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Dinamo barazuan 1-1, teksa në Laç vendasit ‘shijuan’ humbje pas dhjetë ndeshjeve, duke u mundur 0-1 nga Skënderbeu.
Pesë ndeshje pa fitore, këto janë bilancet e Egnatias që nuk sheh tri pikë që prej 29 janarit të këtij viti, kur mundte 3-2 Erzenin në shtëpi. Djemtë e Edlir Tetovës janë sërish në krye, ndërsa marrin barazimin e dytë radhazi. Në shtëpi rrogozhinasit barazuan 1-1 me Dinamon, edhe pse Zejnullai shënoi në minutën e 50-të një supergol. Duhej Luis Kaçorri në të 63′ për ekuilibrat, me Dinamon që rikthehet të fitojë dhe për momentin mban vendin e pestë.
Në Laç, vendasit e Mirel Josës u mundën 0-1 nga Skënderbeu. Nxënësi Ivan Gvozdenovic ia doli që të marrë tri pikë përballë profesorit Mirel Josa, me kurbinasit që kishin dhjetë ndeshje pa humbje, paçka se shumicën e ndeshjeve i kanë barazim (12). Duhej goli i Ardit Nikaj në fundin e sfidës për t’i dhënë tri pikë korçarëve, që sigurojnë me 37 pikë vendin e katërt.
Superliga, java 26-të:
E premte, 1 mars 2024
13:30
Laçi 0-1 Skënderbeu (Ardit Nikaj 90′)
Egnatia 1-1 Dinamo (Zejnullai 50′ / Kaçorri 63′)
17:00 Partizani – Kukësi
E shtunë:
17:00
Vllaznia – Tirana
Teuta – Erzeni
Renditja: