Sulmi terrorist në ujësjellësin e Kosovës, reagon Zëdhënësi i DASH: Dënojmë aktin, përgjegjësit të vihen para ligjit

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka dënuar sulmin e ndodhur në ujësjellësin e Kosovës.

Në një reagim në rrjetin social X, Mathew Miller, shprehet se SHBA pret që përgjegjësit të vihen para ligjit.

“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të urgjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, shprehet ai.