Sulmi terrorist në Ankara me viktima e të plagosur, kryeministri Rama: Ne e dënojmë fuqishëm

Persona të armatosur ndërmorën një sulm vdekjeprurës “terrorist” ndaj kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore të Turqisë pranë kryeqytetit Ankara ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në qendrën e aviacionit ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Përmes një postimi në X, Rama shprehet se “ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij”.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet e të vdekurve dhe të plagosurve në Ankaray Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm” shkruan Rama.