Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, Presidenti Begaj: Shqipëria i qëndron pranë popullit të Gjermanisë!
Akt frikacak dhe të pajustifikueshëm e ka cilësuar presidenti i vendit, Bajram Begaj sulmin në Magdeburg të Gjermanisë.
Ai shprehu ngushëllimet për familjen e viktimave, teksa shtoi se vendi ynë i qëndron pranë qytetarëve gjerman.
“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, i padenjshëm dhe i pajustifikueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave,” shkruan presidenti Begaj.