“Sulmi në Moskë u krye nga radikalë islamistë”, Putin: SHBA po përpiqet të na bindë se…


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme në një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë se është e nevojshme që përtej dhimbjes së shkaktuar nga sulmi në Moskë, hetimet duhet të kryhen në mënyrë objektive.

Putin u shpreh se sulmi në sallën e koncerteve në Crocus u krye nga radikalë islamistë, ndërsa theksoi se SHBA po përpiqet që të bindë këdo që Ukraina nuk ka përfshirje në këtë sulm.
Ai e cilësoi ngjarjen e të premtes si një akt intimidimi, teksa shtoi se autoritetet ruse duhet të duhet të zbulohet arsyeja se përse terroristët po përpiqeshin të arratiseshin drejt Ukrainës.