Sulmi në Banjskë, terroristi serb del nga QKUK-ja


I dyshuari për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, V.T, i cili po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së për shkak të plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me forcat policore të Kosovës, është liruar nga kjo klinikë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Gani Jashanica.
“Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica.