Sulmi në Banjskë, Radoiçiçi merret në pyetje nga autoritetet serbe: Nuk kam njoftuar asnjë për vajtjen në Kosovë
- 30 September, 2023
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS) njoftoi të shtunën se Millan Radoiçiç i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.
Të premten, Radoiçiç e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ