Sulmi me thikë në Sidnej/ Mes të plagosurve nëna dhe foshnja 9 muajshe!
Të paktën 4 persona të vrarë dhe disa të plagosur është bilanci i sulmit me thikë të ndodhur në një qendër tregtare në Sidnej.
Dëshmitarët thonë se mes personave të plagosur ishte edhe një nënë, bashkë me foshnjën e saj 9 muajshe.
Ata tregojnë se gjithçka ndodhur papritur dhe se të gjithë njerëzit vrapuan të strehoshin nëpër dyqane teksa mbylleshin qepenat për t’i shpëtuar agresorit.
Ai tha se të tjerët u përpoqën të kujdeseshin për nënën, e cila kishte gjakderdhje më të konsiderueshme.
“Ishte e frikshme, ishte pikëlluese… Ne ishim duke u strukur në një dyqan me qindra njerëz të tjerë.”
Jason, një blerës i evakuuar nga qendra, tha për 9 News se e pa sulmuesin me një “thikë të madhe”.
“Të gjithë filluan të vrapojnë drejt fundit të ndërtesës,” tha ai.