Sulmi kibernetik nga hakerat iranianë, rikthehet në funksion të plotë faqja e INSTAT

Faqja zyrtare e Institutit të Statistikave (INSTAT) e cila u sulmua nga hakerat iranianë ‘Homeland Justice’ është rikthuyer në funksionalitet të plotë gjatë paradites së sotme (4 shkurt).

Grupi i hakerave iranianë sulmuan webfaqen e Institutit Shqiptar të Statistikave më 31 janar duke bërë ëqë pas hakërrimit faqja të mos ishte më e aksesueshme për qytetarët që e kërkonin në ‘google’.

Hakerat pretenduan se kishin vjedhur të dhënat e censit të popullsisë 2023 por vetë INSTAT nëpërmjet një reagimi e përgënjeshtroi një gjë të tillë, duke sqaruar se të dhënat e censit nuk ishin prekur.