Sulmi i përgjakshëm në Itali/ Arrestohet një nga autorët


Mediat italiane raportojnë se nuk kemi të bëjmë me një përplasje mes bandave shqiptare dhe atyre marokene, siç u raportua në fillim, por me një përplasje mes dy bandave shqiptare.

ITALI– Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me sulmin e përgjakshëm të një nate më parë në Itali, ku një shqiptar u ekzekutua në një lokal, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Mediat italiane raportojnë se nuk kemi të bëjmë me një përplasje mes bandave shqiptare dhe atyre marokene, siç u raportua në fillim, por me një përplasje mes dy bandave shqiptare. Mësohet se grupi kundërshtar, i përbërë nga pesë persona, ndodhej në të njëjtin lokal me viktimat.

Në një moment ata kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur bashkëkombasin dhe duke lënë të plagosur tre të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë Policia ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar gjatë orëve të para të mëngjesit. Ai akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.