Sulmet në Gaza, zyrtari i OKB: Izraeli ka qëllim të vrasë gratë dhe fëmijët


Shifrat e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë tregojnë se 37 fëmijë në Gaza humbasin nënën e tyre çdo ditë.

Ajo që po ndodh në Gaza po përshkruhet edhe si një “luftë kundër grave”.

“Në asnjë luftë në historinë e kohëve të fundit nuk kemi parë këtë sulm të tmerrshëm dhe të qëllimshëm ndaj grave dhe fëmijëve, siç e kemi parë në luftën në Gaza”, tha Reem al-Salem, raportuesi special i OKB-së për gratë dhe vajzat.

Ajo tha se Izraeli ka shënjestruar gratë palestineze për dekada, por lufta aktuale tregon zero konsideratë për sigurinë e tyre.

“Ata po përjetojnë një gjenocid të plotë, po shfarosen. Ka pak vende në botë ku kemi parë diçka të tillë”, shton ajo.

Al-Salem vuri në dukje se rreth 15,000 fëmijë dhe 10,000 gra janë vrarë në shtatë muaj të sulmeve izraelite. “Nëse ky nuk është një plan i qëllimshëm për të vrarë fëmijët dhe gratë – themelet e jetës dhe shoqërisë palestineze – atëherë nuk e di se çfarë është në të vërtetë.”