Sulmet ndaj gazetarëve dhe gjuha inkriminuese e kolegëve/ Unioni i Gazetarëve denoncon: Të mbrohet etika, misioni dhe besueshmëria publike
Sulmet ndaj gazetarëve dhe rastet e publikimeve në disa media online me gjuhë fyese deri në inkriminuese janë rritur ndjeshëm kohët e fundit në Shqipëri.
Shpeshherë ajo që mbetet shqetësuese është fakti që opinionit publik i serviren informacione nga disa media online të ‘zhveshura’ nga vërtetësia dhe që shkelin normat etike të raportimit dhe marrëdhënies publike mes kolegëve. Në lidhje më këtë akt të shëmtuar dhe famëkeq të gazetarisë ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve që denoncon rastet ku jo vetëm nuk respektohen normat etike, por shkohet më tej në akuza dhe etiketime të cilat inkriminojnë komunikimin dhe raportimin përmes mediave.
Postimi i plotë i Unionit të Gazetarëve