Sulmet iraniane në Izrael/ Evakuohen pesë shqiptarë! Ministria e Jashtme: Ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore

Lidhur me sulmet iraniane në Izrael Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme ka njoftuar sot se pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri, njofton Ministria e Jashtme.

“Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro. Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë“, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme.