Sulmet e 11 shtatorit/ “Ngjarje që tronditi botën”, presidenti Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur!

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me 23-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se sot nderohen viktimat por forca e qëndrueshmërisë së popullit amerikan, në atë ngjarje që tronditi edhe botën.

 

 

Postimi i plotë:

Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të1 Shtatorit, 2001.

Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që më shumë jetën e njerëzve të pafajshëm në SHBA.

Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcat e qëndrueshmërisë së popullit amerikan.

Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e luftës kundër terrorizmit.

Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyre apo ideologji.

Nuk duhet të harrojmë kurrë!