Sulme, presione dhe kërcënime! Rrëqethin gazetaret: Jemi përballur me …

Në ditët e sotme në harkun vicioz të mbulimit të ngjarjeve, gazetarët kryesisht të kronikës së zezë po gjenden gjithnjë e më shumë në një terren të pasigurtë në vendin tonë.

Jo pak herë atyre ju duhet të përballen me situata të pakëndshme dhe kërcënime të vazhdueshme dhe nga më të ndryshmet për shkak të detyrës.

Në lidhje me këtë çështje kanë folur edhe gazetaret e kronikës së zezë Anila Hoxha dhe Klodiana Lala në Top Story ku kanë rrëfyer vështirësitë në profesionin e gazetarit si dhe kanë ndarë disa momente të vështira dhe rrëqethëse lidhur me kërcënimet me armë ndaj tyre dhe familjarëve.

“Për tu kthyer te personalja ime patjetër që unë e kam shumë të vështirë edhe më beso për këtë që të flas për atë ngjarje, ne konsumojmë çdo ditë histori apo ngjarje që në një formë apo në një tjetër presioni vjen në mënyrë direkte apo indirekte dhe në rastin tim unë jam nënë e dy vajzave patjetër që e ndjej dhe më fort këtë presion. Para disa kohësh unë e kam referuar në fakt, nuk do flas me detaje sepse e kam të ndaluar por ka tronditur gjithë qenien time një mesazh që përmendte vajzat e mia se ne do tu’a zëmë në fyt vajzave të tua. 3 vite përpara unë iu jam drejtuar autoriteteve, është një gjë që po hetohet nga këta të fundit“, tha gazetarja Lala.

Ndërsa shtoi se format e kërcënimit të gazetarëve ditët e sotme kanë ndryshuar. Gjithashtu ajo përmendi edhe sulmin me armë ndaj Top Channel që e konsideroi akt terrorist.

Ka dyshime të caktuara për persona që e kanë bërë por nuk dua t’i hyj se nuk jam këtu për t’u viktimizuar, por jam këtu për të thënë se format e kërcënimit të gazetarëve sot kanë ndryshuar, nëse përpara mund të merrej arma dhe të gjuhej ndaj dikujt dhe ndodhi për fat të keq dhe në Top Channel dhe unë e kam quajt një akt terrorist. Shumë njerëz kanë debatuar me mua në atë kohë, e kam quajt akt terrorist sepse edhe në kuptim të ligjit, të moralit por edhe në kuptim të logjikës kur dikush merr kallashnikov dhe gjuan mbi një godinë e cila është publike“, deklaroi Lala.

Në lidhje me punën e vështirë të gazetarit dhe “luftën” që po përballen ka folur edhe gazetarja Anila Hoxha e cila tha se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme.
Ajo ka rrëfyer edhe një moment të vështirë ku bashkë me kameramanin, janë kërcënuar me armë zjarri .

Ato vite ishin më të vështira në kuptim të sigurimit të informacionit, prezenca për të thënë që je gazetar për ta bindur se për çfarë të duhet ky informacion, përse e akseson. Unë kam patur shumë raste po një rast tipik për gjykatën, nuk do doja t’i bëja publike por në përjashtim të njërit që dua ta falenderoj publikisht operatorin Eugert Hoxhaj, ne po filmonim në qytetin e Elbasanit teksa po merrnin po merrnim disa plane erdhën një grup njerëzish që na treguan armët, kërkuan të fshinim filmimet, ky është i vetmi moment që dua ta bëj publik për të veçuar operatorin, kam patur fat të punoj me njerëz shumë besnikë që të ndihmojnë me i menaxhuar rastet me qetësi pavarësisht se u trembëm. Por nuk kishim rrugë tjetër duhet të shfaqeshim të qetë“, tha gazetarja Hoxha.