Ukraina është vënë nën alarm pasi një valë e re sulmesh ruse gjatë natës shkaktoi 51 viktima në qytetin Poltava. Ndërkohë, sulmet e fundit vranë 3 persona dhe plagosën 25 të tjerë në qytetin Lviv, ndërsa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev.
Sipas BBC News, 5 persona u plagosën pasi banesat u goditën në qytetin e Kryvyy Rih. Ushtria ukrainase thotë se i gjithë vendi është vendosur nën një alarm ajror. Si pasojë e sulmeve, disa ndërtesa të banuara kanë marrë flakë, ndërsa 2 shkolla janë mbyllur.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia do të paguante për sulmin dhe përsëriti thirrjet për më shumë mbrojtje ajrore në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohej duke kryer sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë. Ndërkohë, Moska nuk ka komentuar sulmin e fundit.