Sulm tronditës ndaj një autobusi shkolle, humbin jetën 4 fëmijë, rreth 40 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një autobus shkolle u godit nga një shpërthim teksa transportonte nxënës, duke lënë katër fëmijë të vdekur dhe të paktën 38 persona të plagosur, shumica prej tyre nxënës.

Sipas autoriteteve lokale, autobusi i përkiste Shkollës Publike të Ushtrisë dhe u sulmua në momentin që po dërgonte fëmijët në shkollë. Zyrtari i qeverisë, Yasir Iqbal Dashti, konfirmoi bilancin tragjik dhe theksoi se hetimet janë në zhvillim për të zbuluar përgjegjësit dhe motivet e këtij akti.

Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar si një akt barbar ndaj fëmijëve të pafajshëm. “Armiku sulmoi fëmijë të pafajshëm me barbari. Ky sulm ndaj një autobusi shkolle është një akt i urryer që synon të destabilizojë vendin”, thuhet në deklaratën e tij.