Sulm tragjik me thikë në Bavari, vriten dy persona, mes tyre një fëmijë
Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur sot në qytetin Aschaffenburg të Bavarisë, ku dy persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, dhe disa të tjerë janë plagosur. Sipas gazetës BILD, sulmi ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë me shpejtësi.
Policia gjermane ka arrestuar një person, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm. Në një deklaratë zyrtare, policia konfirmoi:
“Zona rreth vendit të krimit është ende e rrethuar. Një person është në paraburgim. Nuk ka të dhëna për të dyshuar të tjerë. Nuk ka asnjë rrezik për publikun.”
Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet e ngjarjes tragjike që ka tronditur komunitetin vendas.