Sulm me thikë brenda në klasë/ Vritet nxënësja 7-vjeçare, plagosen tetë të tjerë
Një vajzë shtatë vjeçare është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në kryeqytetin kroat Zagreb.
Helikopterët kanë transportuar të plagosurit në spitalet anembanë qytetit. Mësuesi ka pësuar lëndime dhe ndodhet në gjendje kritike, tha Spitali Sveti Duh.
Dëshmitarët raportuan skena kaotike teksa ambulancat nxituan drejt shkollës dhe njerëzit u larguan nga ndërtesa. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan dhjetëra njerëz duke ikur nga një ndërtesë nëpër fushat sportive të shkollës.
Zyrtarë të ndryshëm, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit Tomislav Tomasevic dhe ministrin e brendshëm Davor Bozinoviç, janë në vendngjarje, tha N1.
Kryeministri Andrej Plenkoviç tha se vendi është i tmerruar nga tragjedia dhe se ministrja e Shëndetësisë Irena Hristiq do të vizitojë spitalet ku po trajtohen të plagosurit.