Sulm kamikaz brenda në Kishë, mbi 20 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 20 persona u vranë dhe 52 të tjerë u plagosën në Kishën e Profetit Elia në lagjen Dweila të Damaskut.
Një person hodhi vetën në erë duke shkaktuar bilancin tragjik, të parin vetëvrasës brenda Damaskut që kur Bashar al-Assad u largua dhjetorin e kaluar.
Ministria e Brendshme Siriane njoftoi se kamikazi ishte anëtar i organizatës Shteti Islamik (ISIS). Ai hyri në kishë, hapi zjarr dhe më pas shpërtheu rripin me eksploziv, tha Ministria e Brendshme Siriane në një deklaratë.
Një burim sigurie tha se dy burra ishin të përfshirë në sulm, përfshirë edhe kamikazin.
Presidenti sirian Ahmed al-Sarrah, i cili udhëhoqi ofensivën kundër Assadit që çoi në rrëzimin e regjimit dhe mori përsipër udhëheqjen e Sirisë në janar, është zotuar vazhdimisht të mbrojë pakicat në vend.
Qeveria franceze dënoi ashpër sulmin ndaj kishës në Damask në një deklaratë nga Ministria e Jashtme dhe përsëriti angazhimin e saj për një tranzicion në Siri që “do t’u lejojë sirianëve të të gjitha feve të jetojnë në paqe dhe siguri në një Siri të lirë, të bashkuar, multikulturore, të begatë, të qëndrueshme dhe sovrane”.
#Syria BREAKING: a suicide attack just took place at the St. Elias church in Dwel’a, on the eastern outskirts of #Damascus.
This is the first suspected Islamic State terror attack in Syria since the fall of #Assad. pic.twitter.com/ykmWcx7MD6
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) June 22, 2025
Dëshmitarët okularë flasin për një autor (dhe ndoshta një person të dytë) i cili filloi të qëllonte pa dallim para se të shpërthente bomba.
Shpërthimi në Duweila, në periferi të Damaskut, ndodhi ndërsa njerëzit po luteshin brenda Kishës së Profetit Elia.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani thotë se 30 persona u plagosën dhe u vranë, por numri i saktë nuk është i qartë.
Kisha, e cila u ndërtua në shekullin e 8-të dhe u rinovua në shekullin e 19-të, pësoi dëme të konsiderueshme.