“Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burg, ja për çfarë akuzohet
Aktori i famshëm turk, Halit Ergenç, është dënuar me burgim me kusht për dhënien e dëshmisë së rreme në lidhje me organizimin e protestave të parkut Gezi në vitin 2013.
Sipas mediave turke, një gjykatë në Stamboll e dënoi Ergençin me burg për “përpjekje për të përmbysur qeverinë turke” dhe “pengim të funksioneve të saj”.
Ai ka mohuar të gjitha akuzat. Procedurat u nisën pasi prokurorët thirrën Ergençin dhe aktorin Riza Kocaoglu në një seancë dëgjimore në lidhje me agjenten Ayse Barim, e cila ndodhet në paraburgim që nga janari me akuzat për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke.
Dyshohet se Barim u dha udhëzime aktorëve që ajo përfaqësonte që të mbështesnin publikisht protestat në parkun Gezi.
Gjatë gjyqit, Ergenç, i njohur për olin e tij, Sulejmani i Madhërishëm, pretendoi se nuk kishte qenë në kontakt me organizatorët e protestës, përfshirë Memet Alabora dhe Ayse Barim. Por hetuesit gjetën prova që tregonin lidhjen e tij me ta, si dhe pamje filmike që konfirmonin praninë e tij në protesta.
Ergenç u dënua me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg, ndërsa Kocaoglu mori një dënim prej 1 viti e 8 muajsh. Megjithatë, gjykata e shtyu shpalljen e vendimit, që do të thotë se dënimet nuk do të ekzekutohen nëse të dy nuk kryejnë një vepër të re penale.