Sula nxjerr fustanin në Parlament: Ja ku shkuan paratë e taksapaguesve! Gratë e mazhorancës nuk e kanë për turp ta veshin, lakuriq…

Deputeti Dashnor Sula ka bërë akuza të forta, duke nxjerrë një fustan të markës për të ilustruar se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ai tha se fustani që ishte shumë i shtrenjtë, 45 mijë lekë të vjetra, është një shpenzim i padrejtuar dhe kërkoi që SPAK të hetojë jo vetëm për shpenzimet e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola, por edhe për shumë raste të tjera.

Sipas tij shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp.

Dashnor Sula: Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që ‘e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp.

Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Veliajt, por edhe me 5D e shumë të tjera. S’kishim dëgjuar kurrë që taksat e qytetarëve të Tiranës, t’i përdor kryebashkiaku me bandën kriminale.

Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim!