“Sueli kishte blerë shefin…e përzura”/ Krymi tregon si mori në dorë sistemin e policisë TIMS
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka zbuluar të tjerë dinamika në seancën gjyqësore në GJKKO mbi dosjen “Plumbi i Artë”.
I njohur me nofkën “Krymi”, ai tregoi se si kishte hyrë në marrëdhënie “pune” me një punonjës policie, përmes së cilit merrte dhe kishte akses në sistemin TIMS.
“I thashë Suelit që një nga gjujtsit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkuajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thashë po me avokat Ravikun ça patët? Më tha ‘i futi hunët shumë tek “maçi” (Klodian Çopja). Kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi.Tek Ardian Çollaku, që sot është i ndjerë, mora informacion, por unë u lidha dhe me një punonjës policie, i dhashë një Sky Ecc, kisha akses në TIMS përmes tij, kërkoja informacion për emra, ai m’i çonte me foto të dhënat. Emrin s’po e them se është në hetim.(Ndërhyn prokurori: S’ka nevojë, se s’është objekt i këtij gjykimi).Nga ky person mora vesh se nga hetimet kishte dalë një motor që ndiqte “Range Rover”, mora vesh që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes, por nuk e di, nuk e lanë dhe e larguan nga aty, erdhi Arjan Muça më pas drejtor”. tregoi Alibej.