“Suel Çela mendoi se isha në gjumë, por…” – Erion Alibej tregon aksesin në sistemin TIMS dhe hetimin për vrasjen e të vëllait
Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i penduari i drejtësisë Erion Alibej, vëllai i të ekzekutuarit Endrit Alibej në masakrën e Bradasheshit më 29 dhjetor 2018, rrëfeu detaje nga hetimet e tij personale për vrasjen e familjarëve.
Ai deklaroi se kishte akses në sistemin TIMS, me të cilin kontrollonte hyrje-daljet e personave të dyshuar. “Të gjithë këta emra i identifikova, i kisha me foto dhe gjithë hyrje-daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumani,” tha ai.
Erion Alibej shtoi: “Suel Çela mendoi se isha në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë.”
Ai po ashtu shprehu zhgënjimin ndaj institucioneve të drejtësisë në Elbasan dhe tha se kishte marrë vetë nismën për të hetuar dhe mbledhur informacion për ekzekutorët e familjes së tij. “E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia,” deklaroi Alibej.
Masakra e Bradasheshit mori jetën e të vëllait të tij Endrit Alibej, dajës së tij Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ndërsa Alibej tha se kishte marrë informacion mbi takime të dyshimta mes personave të lidhur me ngjarjen, duke përmendur emra si Abedin Mama, Ardi Veliu dhe Toni Vocaj.
Erion Alibej: Ardian Çollaku donte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala.
Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa t’i identifikoj. I kisha me foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Copjat, Qosja, Dumanin.
Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme.
Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan.
Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo m’u përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve.
E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia.
Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuar ka qenë Leonard Palushi.
Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë çfarë dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi.
Unë nuk doja ti hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë.