Stuhia fundos anijen me 22 persona në bord në Palermo, 1 i vdekur dhe 6 të zhdukur
Për shkak të motit të keq që goditi zonën e Palermos, një anije me vela me flamur britanik me 22 persona në bord është fundosur.Roja bregdetare ka mundur të shpëtojë 15 persona ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur ndërsa një person ka humbur jetën. Në mesin e personave të shpëtuar është edhe një fëmijë 1 vjec i cili është dërguar në spitalin e Palermos ku edhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore së bashku me nënën e tij.
Nga kerkim intensive u gjet i pajete trupi i nje mashkulli ndersa kerkimet vijojne per te zhdukurit e tjere.Autoritet do të marrin në pyetje pesëmbëdhjetë të mbijetuarit, mes të cilëve edhe kapiteni i varkës të cilët do të hedhin më shumë dritë mbi atë cfarë ka ndodhur.
Dyshohet se personat e zhdukur kanë qenë në kabina dhe janë bllokuar brenda. Sipas disa dëshmitarëve, anija ishte gjysmë milje nga bregu kur u përfshi nga tornado.