Stuhia e shiut shkakton përmbytje në Durrës

Durrësi është përfshirë nga stuhi e fortë dhe reshje të dendura shiu, të cilat kanë krijuar një sërë problemesh në qytet.Krahas kalimtarëve që kanë hasur vështirësi të mëdha për të lëvizur, probleme kanë pasur edhe drejtuesit e automjeteve.

Një nga zonat më të prekura është rruga kryesore “Taulantia”, ku niveli i ujit ka mbuluar trotuaret, ndërsa një situatë e ngjashme është krijuar edhe në rrugën “Aleksandër Goga”, lagjia 18, 13 dhe 14.

Sipas raportimeve, shërbimet e emergjencës janë angazhuar për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Check Also

Nga shkopat e bejsbollit te grushtet ndaj familjes Caca! Shkëlqimi dhe rënia e fisit Rraja

Fisi Rraja ka treguar sërish forcën, duke sfiduar edhe njëherë policinë. Këtë herë janë bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *