Librazhdi mbrëmjen e sotme është përfshirë nga një stuhi shiu dhe ere. Ka mjaftuar pak minuta shi me intensitet të madh që qyteti i Librazhdit të mbulohej nga uji. Siç shihet edhe në video, uji ka vërshuar në rrugë duke penguar edhe makinat.
Për shkak të shiut të dendur është ndërprerë edhe sfida e kategorisë së dytë ajo mes Sopotit të Librazhdit dhe Turbinës së Cerrikut.
Ndërkohë nga era e fortë është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ