Studentët shqiptarë befasojnë Olimpiadën e Matematikës, nuk fitojnë medalje

Ka përfunduar në Korçë Olimpiada Matematikore e 19 Ballkanike Studentore e organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Shoqata e Matematikës në Europën Juglindore.

Në këtë olimpiadë kanë marrë pjesë 111 studentë nga 27 universitete nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Turkmenistani

Për Ardian Naco, kryetar i shoqatës shqiptare të matematikës organizimi i kësaj olimpiade nuk ka qënë e lehtë për shumë arsye por e rëndësishme është që ia kanë dalë.

I pyetur për nivelin e studentëve shqiptarë në këtë olimpiade ai tha se ka nevojë për pjesëmarrje të vazhdueshme në nivele të tilla

Një nga studentet ekselente nga Turkmenistani, tregon se është habitur me nivelin e studentëve shqiptarë në këtë fushë.

“Vij nga Antalya, për mua është hera e parë që vij në Shqipëri ndërsa në olimpiada të tilla kam marrë pjesë disa herë. Më bën përshtypje mikpritja që na është ofruar dhe zgjuarsia e të rinjve shqiptarë e jo vetëm. Këtu ka të rinj nga gjithë Europa pothuajse por matematika na është thënë se në Shqipëri nuk ka shumë zhvillim ndërsa vet të rinjtë janë premtues për këtë fushë. Besoj se do vij përsëri në Shqipëri për turizëm këtë herë,” tha Oguz Han nga Turkmenistani.

Mbrëmë në teatrin” Andon Zako Çajupi” êshtë organizuar ceremonia e shpërndarjes së medaljeve për studentët më të mirë në këtë olimpiade. Ajo çfarë bënte përshtypje është fakti se asnjë student shqiptar nuk është vlerësuar me medalje.